Ish-drejtori sportiv i Fenerbahçes: Emri i Muriqit është popullor në Angli, mund të luaj në 95% të skuadrave

Vedat Muriqi është protagonist i një sezoni të madh me Fenerbahçen edhe pse në ndeshjet e fundit ritmi i tij i golave ka pësuar një rënie. Megjithatë, emri i sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës mbetet i preferuar për klubet nga Premier League, të cilat kishin ofertat e tyre në drejtim të Fenerbahçes në janar, por tratativat duket se janë shtyrë për në verë.

Ndërkohë, ish-drejtori sportiv i Febnerbahçes, Damien Comolli ka pranuar se Muriqi mund të luaj në Angli, ndoshta jo në ekipe si Mançester Siti dhe Liverpul, por në pjesën tjetër të klubeve po. “Muriqi është një emër shumë popullor në Angli. Ai nuk është shumë i ri, por as shumë i vjetër. Ai shënon gola dhe është interesant, mendoj se ai ka gjithçka për t’u transferuar në Premier League. Ai është përmirësuar shumë dhe ka akoma për të mësuar.

Kur e shikon performancën e tij me Kosovën kundër Anglisë. Menjëherë bëra llogaritë për mbrojtjen e Anglisë. Kin dhe Meguajër kanë kushtuar 130 milionë paund por Muriqi i shkatërroi. Dhe ne e kemi blerë vetëm për 3.5 milionë euro. Nëse e vendos në një klub të Premier League nuk do them Mançester Siti apo Liverpul, por në 95% të klubeve që mbeten mund të them se ai do të dinte të përshtatej dhe të gjente vendin e tij në skuadër”, u shpreh Comolli. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan