Ish-arbitri, Çezari: Favorizoi Juventusin te penalltia, arbitri mbrëmë meritoi notën 4

Juventusi arriti të marrë një barazim të vuajtur, por edhe shumë të kontestuar mbrëmjen e djeshme kundër Milanit për gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Pas ndeshjes kishte shumë polemika rreth penalltisë, me Piolin që kishte kritika për gjyqtarin në prononcimin për mediet pas ndeshjes. Në lidhje me gjyqtarin “Sport Mediaset” ka zgjedhur të konsultohet me një profesionist të fushës, ish-arbitrin e njohur Graciano Çezari.

Ai e konsideron si një ndeshje të gjykuar keq atë të mbrëmshmen nga Valeri. Sipas ekspertit të arbitrimit, vendimi i penalltisë së shndërruar në gol nga Ronaldo ishte i gabuar. Sipas tij gjyqtari ishte konfuz dhe meriton notë minimale për gjykimin e ndeshjes.

“Nuk kam asnjë dyshim se penalltia nuk duhej akorduar. Aksioni buron nga një faull i dukshëm i Aleks Sandros ndaj Ibrahimoviç. Pastaj duhet të analizohet dinamika e lëvizjeve të Kalabria. Mbrojtësi kërcen me kokë dhe nuk ka qëllim të devijojë topin më dorë. Ai po bie në tokë dhe ka dorën e hapur për të mbajtur ekuilibrin. Në përgjithësi mund të them se gjykimi ishte konfuz dhe i hutuar. Nota që gjyqtari meriton është 4”, u shpreh Çezari. /vipsort.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan