IPKO Superliga/ Drita mposht Drenicën dhe i bashkohet Ballkanit në krye, një ndeshje anulohet

Drita ka marrë fitoren e tretë radhazi në kampionat teksa ka mposhtur me rezultatin e thellë 4-1, Drenicën. Vendasit e nisën me këmbën e mbarë sfidën duke zhbllokuar shifrat në minutën e tetë me anë të Kastriot Rexhës. Goli befasoi miqtë të cilët nuk mundën t’i bënin ballë sulmeve të Dritës dhe në minutën e 22 pësuan edhe golin e dytë, sërish me autor Rexhën.

Por, makthi i pjesës së parë nuk kishte marrë fund për Drenicën, teksa në minutën e 31 erdhi edhe goli i Haxhimusës. Në fraksionin e dytë, Drenica u mundua të ndryshonte fatet e ndeshjes ndërsa gjetën golin në minutën e 61 me Shillovën.

Por, realizimi mbeti vetëm për statistikë dhe në minutën e 92 sulmuesi Emini rëndoi edhe më shumë bilancet e sfidës teksa realizoi golin e katërt. Falë kësaj fitoreje, Drita i bashkohet Ballkanit në krye të klasifikimit me 40 pikë. Ndërkohë, sfida tjetër e sotme mes Ferizaj dhe Llapit u shty për shkak të kushteve të vështira atmosferike me fushën që u zbardh nga bora. /Egi Cabeli-VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan