Intervista për VipSport,Bylykbashi: Tirana e mirë por edhe me fat, në kohën time ekipet ishin më të forta. Nesër ndeshje mes të barabartësh

Dorian Bylykbashi pret një ndeshje mes të barabartësh në derbin e nesërm mes Tiranës dhe Partizanit. Bylykbashi e ka përjetuar edhe vetë në fushë kënaqësinë e një sfide të tillë, ndërsa shpreson pikërisht te një fitore e ish-ekipit të tij, Partizanit. Në intervistën për VipSport, Bylykbashi thekson se në kohën e tij ekipet ishin më të fortë, ndërsa shprehet se një ndeshje të tillë mezi e prisnin ndërsa trysnia ishte e madhe.

-Dorian për herë të parë është një derbi, ku Tirana vjen në pozitë më të mirë si nga forma sportive edhe nga renditja. Si e komentoni këtë fakt?

Atëherë për mendimin tim derbi nuk ka asnjëherë favorit, si Partizani dhe Tirana hyjnë në fushë për ta fituar këtë ndeshje pavarësisht pozitave të tyre. Tirana ka bërë më mirë në ndeshjet e fundit po mos harrojmë se e ka ndihmuar dhe pak fati. Ndërsa, Partizani ka lënë 2 pikë pothuajse të hipotekuara me Bylisin dhe diferenca do ishte akoma më e vogël.

– Sormani tashmë ka disa kohë që ka ardhur në drejtim të Partizanit. Si e gjykoni eksperiencën e tij të deritanishme? Çfarë ka ndryshuar te Partizani?

Mendoj që Sormani po bën një punë të mirë por e gjitha kjo do duket në fund të kampionatit. Ndeshja me Laçin mu duk shumë e mirë, po të fitohej dhe me Bylisin dhe çunat do ishin akoma më mirë shpirtërisht. Çunat duken sikur japin 120 % besoj kjo është meritë e të gjithëve jo vetëm e trajnerit.

– Një ngjitje e madhe e Tiranës në këtë 10 javë. Egbo faktori kryesor?

Egbo ka meritën e tij sepse lojtarët aty kanë qenë, ndoshta janë më të lirshëm nuk e di… Sepse e kam thënë që në fillim që lojtarët i ka dhe shumica janë me eksperiencë.

-Mund të veçoni një lojtar që po spikat te Tirana dhe një te Partizani?

Jo nuk më pëlqen të veçoj lojtarë sepse është fryma e grupit ajo që çon përpara një skuadër. Por sigurisht që të dyja kampet kanë lojtarë shumë të mirë.

– Nëse do i vinim individualitetet e të dy ekipeve përballë, cili ekip do të ishte më lart si cilësi?

Siç e thashë dhe më lart të dyja ekipet kanë lojtarë shumë të mirë dhe kur kjo konkretizohet me një lojë të bukur që kënaq dhe tifozerinë atëherë derbi e ka bërë të tijen. Shpresoj shumë që të jetë një ndeshje spektakolare sepse dhe tifozeria i jep bukuri tjetër ndeshjes.

– Ke luajtur me Partizanin, çfarë kujton nga eksperienca jote atje dhe çfarë ka ky Partizan të njëjtë me atë të kohëve të tua?

Eksperienca ime me Partizanin është e paharruar, ka një vend të veçantë në zemrën time për Partizanin dhe atë tifozeri të mrekullueshme. Atëherë ka pas shume kujtime të bukura dhe një nga ato kanë qenë dhe ndeshjet derbi. Mezi e prisnim këtë ndeshje trysnia ishte e madhe si për ne dhe për Tiranën. Tifozeria ishte në limitet e saj dhe lojtarët kanë qenë nga më të mirët e kohës te këto dy ekipe. Kemi bërë shumë ndeshje të bukura, shpresoj të kemi kënaqur tifozerinë.

– Çfarë kishte më shumë Partizani i vjetshëm që doli kampion në krahasim me atë të kohës tënde që s’doli kampion?

Ndoshta na ka munguar fati se mbështetjen e kemi pasur si të presidentit dhe të tifozerisë. Po mos harrojmë që dhe ekipet kanë qenë më të forta.

– Si një “ish” i Partizanit, çfarë i uron në ndeshjen e nesërme?

E para te zhvillohet një super ndeshje se kjo është dhe fitorja më e madhe për publikun. Dhe sigurisht i uroj Partizanit një fitore, mendoj një fitore e ngushtë e Partizanit”, u shpreh Bylykbashi.
Intervistoi /Denis Lala VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan