Intervista për “VipSport” / Tushe: S’më zinte gjumi kur kishte derbi, Tirana ka shansin e titullit, Partizani hap kampionatin

Gerald Tushe, u afrua në radhët e Tiranës kur ishte vetëm 17-vjeç dhe ishte trajneri Bllazhe Slishkoviç, në sezonin 2008-2009 që e pikasi, e afroi në ekipin e parë, e madje i besoi dhe një vend titullari. Tushe nuk e kishte imagjinuar as në ëndrrat më të bukura. Gerald Tusha, në një karrierë të shkurtër, ka provuar që të luajë me Tiranë, Partiznain, por edhe Dinamon…Një rastësi por edhe një koiçidencë e bukur për një futbollist që sot nuk ka mbushur ende të 30-tat. Tushe ka provuar që të shtegtojë dhe ta kërkojë fatin edhe në Maltë, e tashmë luan në Zvicër. Por, “ethet” e derbit, natyrisht që i ndjen….Në një intervistë për “Vipsport.al”, Gerald Tushe thotë se Tirana ka shumë shanse që të shpallet kampione, ndërsa Partizani nëse fiton hap garën…

-Gerald, e ndjek kampionatin shqiptar?

Patjetër që po, e ndjek sepse kam miq e shok, sportistë, por edhe trajnerë…

-Këtë javë është derbi i kryeqytetit, Tirana-partizani, një derbi që e ke përjetuar me të dyja skuadrat…

Derbi të jep emocione të papara, mbaj mend atëherë kam qenë shumë i ri, madje derbi i parë më ka gjetur vetëm 17 vjeç, ishim me Tiranën dhe ekipi ka pasur super lojtarë, madje Nallbani, Muka, Agolli, Lila, Patushi, Sefa, Dabulla, Memelli, Danieli (Xhafaj), Osmani, Devolli edhe ne më të rinjtë, unë, Hajdari, Lilaj, Sorra, Ferra, Kuka…Tirana ka pasur tre ekipe në atë periudhë. Të them të drejtën, prapë Partizani edhe pse atë vit ra nga kategoria, në ndeshje kishte emocione dhe stadiumi mbushej.

-Titulli i fundit i Tiranës është pikërisht kur ke debutuar ti, në sezonin e largët 2008-2009, ndërkohë që këtë edicion shanset janë të mëdha…

Po, atë vit Tirana kishte shumë lojtarë të mirë, ishte si një ekip Kombëtar. Të them të drejtën, Tirana kishte mani që të merrte lojtarët më të mirë në Shqipëri. Por edhe Partizani me sa mbaj mend ka investuar shumë. Tifozët e Tiranës s’janë mësuar që të qëndrojnë kaq gjatë sidomos pa titull. Por, besoj se këtë vit janë shumë afër. Nëse fitojnë këtë derbi e fitojnë edhe titullin. Por, mos harroni është derbi dhe Partizani nuk dorëzohet kollaj.

-Meqë përmendët Partizanit, ke luajtur në Kategorinë e Parë dhe ke provuar sërish derbi në Kupën e Shqipërisë…

Po, për fat, unë kam luajtur me të tria ekipet e kryeqytetit. Në atë derbi, kur Partizani ishte në Kategorinë e Parë, të them të drejtën nuk kishin shumë dallim ekipet ndonëse Tirana luante në Superiore. Vetë ndeshjet derbi të motivojnë. Kur kam qenë pjesë e Tiranës në derbin e parë kam ndenjur pa gjumë. Por, edhe Partizani e përjeton shumë një ndeshje derbi. Atë vit, kur luaja për Partizanin dhe skuadra ishte në të parën, na ndiqnin edhe tifozë nga Saranda e Gjirokastra…

-Për këtë bën tifo në këtë derbi?

Unë bëj tifo për Tiranën, e deklaroj hapur!

Intervistoi: Erjon Saliu/Vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan