Intervista për “VipSport”/ Kapiteni Ardit Beqiri “zbret” në fushë: Partizan bëj kampionin, titullin e ke vetë në dorë!

Ardit Beqiri, një nga kapitenët e fundit të Partizanit dhe një lojtar që karakterizohej nga grinta në fushën e blertë. Një lojtar i lindur e rritur te Partizani, por që më pas provoi të luajë në Shkodër, Kamzë, Elbasan, apo dhe te Tirana, gjithmonë në elitë dhe nivele të larta. Tashmë Beqiri është larg botës së futbollit, por padyshim derbin do ta përjetojë në mënyrë të veçantë. Ndeshja e radhës sigurisht do ta gjejë në shkallët e stadiumit ish-kapitenin e kuq. Gjatë intervistës së tij enkas për “VipSport”, Ardit Beqiri duket sikur i karikon të kuqtë nga jashtë, ndonëse Partizani i sotëm nuk është si ai i një viti më parë. E megjithatë, Ardit Beqiri nuk e fsheh optimizmin, por tregon edhe sekretet se si të kuqtë mund ta ditojnë një derbi….

– Ardit si po kaloni këto kohë dhe sa ju mungon futbolli dhe derbi në veçanti?

Këto kohë jam larg futbollit për problemet të mijat personale. Më mungon që ditën e parë që u shkëputa nga futbolli i luajtur. Sigurisht më mungon derbi në veçanti, sepse është pjesa dhe kujtimi me i bukur që mund të ketë një futbollist në Shqipëri. Për më tepër unë që jam rritur te Partizani dhe në kryeqytet…

-Si janë skuadrat në këtë periudhë?

Të them të drejtën shoh një Tiranë më grup kompakt, ndoshta edhe nga rezultate që për mua nuk janë rastësi. Unë mendoj se në të tilla ndeshje ka emocione ka edhe karikimin brenda. Janë shumë faktorë që të bëjnë të besosh se në një derbi nuk ka fitues të paracaktuar, pavarësisht se të gjithë duan që të fitojë skuadra e tyre….qoftë drejtuesit, stafi apo lojtarët e më shumë tifozët që janë faktorë në një duel të atillë.

-Por, veç një Tiranë që vjen si kryesuese në këtë derbi, Partizani ka edhe mungesën e një lideri, si Lorenc Trashi…

-Fakti që është një derb i veçantë sepse janë dy trajnerë të huaj, çka ka ndodhur rrallë, mund të ndikojë?

Po, krahas problemeve të tjera edhe kjo mungesa e Trashit është një problem më vete për Partizanin, por ndonjëherë këto shërbejnë edhe si forcë. Të paktën në kohën tonë, kur kishte situata të atilla mobilizoheshim të gjithë dhe jepnim më të mirën në fushë. Nuk e njoh shumë mentalitetin e lojtarëve aktualë, ndonëse Partizani ka një aleat shumë të fortë siç janë tifozët që për mua e mbajnë gjallë atë klub dhe kanë ndikuar shumë. Ata janë një katalizator për Partizanin…

Po, Sormani, por edhe ai ka qenë më parë në Shqipëri, ndërsa Egbo më duket më shqiptarë se shqiptarët. Madje, Egbo po e drejton Tiranën me atë mentalitetin e vjetër, si kur ka qen sportist vetë. Nuk besoj se do të ndikojë kjo, sepse para derbit vetë situata të motivon. Kështu ndodhte në kohën tonë të paktën…

-A ndikon për tiullin ky derbi, nëse fiton Tirana mund të quhet kapitull i mbyllur?

Jo nuk e quaj kështu sepse gara është e gjatë. Tirana hedh një hap të sigurt dhe vazhdon të ketë më shumë optimizëm dhe moral, sepse tashmë është më e vështira e garës dhe në këtë periudhë e deri në fund duan pikë të tëra skuadrat. Është kulmi i kampionatit mendoj në një apo dy muajt e ardhshëm që janë shumë përcaktuese. Pastaj fitorja në derbi normalisht që të jep frymë. Mos të harrojmë se nga ajo fitore në derbin e luajtur pak kohë më parë, Tirana ka ardhur deri këtu me këtë frymë optimiste…

-Kush e fiton derbin?

Për derbin asnjë nuk mund të flasë me siguri. Por si tifoz dëshiroj që ekipi i Partizanit ta fitojë dhe të rikthejë traditën e shkëlqyeshme që ka krijuar në këto vitet e fundit në derbi. Unë them që Partizani të hyj në fushë dhe të bëj kampionin, kjo ndeshje mund të kthejë kampionatin….

Intervistoi: Erjon Saliu/Vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan