Intervista për VIP Sport, Asani: Partizani do bëjë superndeshje, fiton derbin e del kampion

Jasir Asani ka pak kohë që është shkëputur nga Partizani e normalisht që i përjeton sfidat e të kuqve si të ishte ende pjesë e tyre. Sulmuesi i cili në janar u transferua në Suedi te AIK, në një intervistë për VIP Sport ka treguar se si po përjeton tani si tifoz sfidën e radhës të të kuqve, derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës ku ai shpesh ka qenë vetë protagonist me lojën e tij në vitet e fundit.

Sulmuesi e pranon se do të jetë një tifoz para televizorit në këtë ndeshje, ndërsa duket i sigurt se Partizani do të kthehet përsëri te fitoret në derbi. Ai nuk ngurron të paralajmërojë rivalët e të kuqve se një sukses në sfidën ndaj Tiranës, do të nisë rrugëtimin e tyre drejt titullit kampion të radhës.

Jasir, je larg por nuk je shkëputur ende nga Partizani. Si e parashikon derbin e kësaj jave, a do jetë më i vështirë se herët e tjera?
Unë mendoj që do të jetë ndeshje shumë e vështirë, sepse derbi gjithmonë është i vështirë. Por mendoj se kush do të realizojë më mirë shanset që i shfaqen, ai do ta fitojë dhe mendoj se Partizani është ai që duhet ta fitojë këtë derbi.

A ke folur me shokët e tu te Partizani për këtë ndeshje? Si e sheh situatën tani që shkojnë në ndeshje me Tiranën fituese në sfidën e kaluar?
Po, kam folur me çunat e ekipit. Tirana fitoi ndeshjen e kaluar në minutat e fundit por tani është ndeshje krejt ndryshe sepse edhe Partizani ka arritur të kapë formën e duhur. Mendoj që do jetë një ndeshje shumë e fortë. Gjithsesi, Partizani nuk ka aspak presion edhe pse vjen pas një humbje, jam i sigurt që çunat do t’ia dalin që të fitojnë këtë ndeshje.

Si do të jetë për dy ta shohësh këtë ndeshje nga larg?
Po, tani për momentin nuk jam te Partizani, por gjithmonë ka qenë një ndeshje shumë e veçantë për mua derbi, sepse të shohësh gjithë stadiumin plot të jep kënaqësi të luash në ndeshje të tillë. Tani jam te AIK, jam i fokusuar vetëm këtu që të jap maksimumin për ekipin, por normalisht që do e shikoj patjetër ndeshjen që në fund do e fitojë Partizani.

Ti ke qenë shpesh vetë protagonist me lojën tënde në derbi. Kush mendon se do të luajë rolin e Asanit në këtë duel të radhës?
Partizani ka shumë lojtarë të mirë. Jam i sigurt se kushdo që të futet në ndeshje, do të japë maksimumin për ta fituar atë.

Si mendon, përtej derbit, a është ende Partizani protagonist në luftën për titull?
Partizani gjithmonë ka qenë për titull. 6 pikë diferencë nuk janë asgjë në këtë moment të sezonit. Po fitoi Partizani derbin, jam i sigurt që do të shpallet kampion, sepse të gjithë e kanë frikë. Është e vërtetë që Partizani ka pasur ulje-ngritje si çdo ekip, por tani ka rritur nivelin e lojës. prandaj mendoj se Partizani do bëjë një superndeshje të premten. /E.K./vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan