Intervista me talentin shqiptar/ “Në mars prova te Fejnord, kisha interesim edhe nga Benfika. Në Kombëtare nuk dua të zhgënjej ata që më vlerësuan”

Mario Mitaj është talenti i radhës shqiptar i cili përgatitet të nisë një aventurë shumë të rëndësishme në karrierë. 16-vjeçari i cili është pjesë e skuadrës U 17 të AEK Athinës, pasi është monitoruar nga drejtues të akademisë së prestigjiozëve të Fejnord, ka marrë një ftesë për të zhvilluar një provë.

Kapiteni i Shqipërisë U 17, në një intervistë për VipSport, ka zbuluar se gjithashtu ka marrë edhe një ftesë nga Benfika por dëmtimi e ka penguar për t’u testuar. Gjithsesi, mbrojtësi tashmë është i përqendruar te prova me Fejnord, ndërsa holandezët janë një shans i artë për karrierën e tij. Ndërkaq, në lidhje me të ardhmen me fanellën kuqezi, Mitaj shprehet se në Kombëtare kërkon të mos zhgënjejë asnjë nga ata që e vlerësuan dhe e zgjodhën.

-Mario, si po shkon situata me transferimin te Fejnord?

Më ka ardhur një ftesë në muajin janar që të shkoj për provë në Fejnord në fillim të shkurtit, por i njoftuam se nuk mund të shkoja në atë moment për arsye se kisha një dëmtim të vogël. Kështu, edhe ata i ndryshuan datat dhe kam për të shkuar në fillim të marsit.

-Tani me dëmtimin gjithçka në rregull, e keni kaluar?

Besoj se javën e ardhshme filloj rregullisht stërvitjen me skuadrën. Para se të më vinte ftesa nga Fejnord, kam marrë një ftesë edhe nga Benfika por edhe aty nuk munda të shkoja për shkak të dëmtimit.

-Nëse do ishte në dorën tuaj, kë do preferonit nga të dyja?

Nuk e di si funksionojnë. Por, afërsisht para një viti kam luajtur me skuadrën e AEK-ut në një turne në Holand kundër Fejnord. Ndërsa, për Benfikën nuk kam shumë ide, por përveç kësaj varet edhe çfarë më ofron secila prej tyre.

-Gjithsesi ju tashmë e keni vëmendjen kryesore te Fejnord… Çfarë ndjesie ju jep fakti që do jeni për provë në një nga akademitë më prestigjioze jo vetëm në Holandë, por edhe më gjerë?

Në Fejnord e kam prerë biletën që të shkoj për prova në fillim të marsit. Kur kam luajtur kundërshtar me Fejnord për mua ka qenë një shans i mirë. Kurse që të futesh në akademinë e Fejnord apo të veshësh fanellën e kësaj skuadre për mua është një gjë aq e bukur sa nuk e përshkruaj dot me fjalë.

-Jeni kapiten i Shqipërisë U 17, cilat janë objektivat e së ardhmes me fanellën e Shqipërisë?

Dëshira ime e madhe është që të vazhdoj të jem pjesë e Kombëtares shqiptare dhe jap maksimumin të mos zhgënjej ata që më vlerësuan dhe më zgjodhën e njëkohësisht të ndihmoj edhe kombëtaret tona që të ecin përpara.

-Cili është idhulli juaj në futboll, duke e lidhur edhe me rolin tuaj në fushë?

Që të ecësh përpara duhet të kesh dëshirë dhe besim te vetvetja. Dhe, unë duke e shikuar në këtë mënyrë, besoj se idhulli im është Marselo.  

/Egi Cabeli-VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan