Interi e Napoli nuk janë të vetmet, Ançeloti do me ngulm Marash Kumbullën

Karlo Ançeloti i ka ngulur sytë Marash Kumbullës dhe dëshiron që ta bëjë pjesë të skuadrës së Everton në sezonin e ardhshëm. Këto nuk janë më thjesht thashetheme të shtypit sportiv, si në ditët e kaluara, por konfirmim i një interesimi konkret të teknikut italian i cili e ka parë nga afër edhe në periudhën kur drejtonte Napolin e tashmë ka organizuar “misione vëzhgimi” për të.

Në fakt, mbrojtësi shqiptar i Veronës mendohej se do të vendoste mes Napolit dhe Interit, të cilët kanë bërë lëvizje konkrete për të siguruar firmën e tij. Por mundësia për të punuar me një nga trajnerët më të njohur në botë, mund ta tundojë futbollistin për të ndryshuar destinacion dhe që në moshë të re, nga Italia të zhvendoset drejt Anglisë.

Prej disa javësh, Ançeloti ka dërguar skautë të klubit për ta ndjekur në stadium që të përpilojnë raporte të plota rreth paraqitjes së futbollistit shqiptar. Trajnerit i kanë dhënë si detyrë të ndërtojë një skuadër për të ardhmen që të fillojë të rivalizojë me emrat e mëdhenj dhe tekniku ka piketuar mbrojtësin shqiptar si pjesë e këtij plani. Edhe sot, në ndeshjen ndaj Udinezes, në tribunë ishte një skaut i Everton që kishte ardhur për ta parë, ashtu siç kishte të klubeve të tjera si Inter e Borusia Dortmund.

Ky interesim i jashtëzakonshëm bën edhe më interesante verën për talentin shqiptar i cili pritet të kthehet në një nga objektet e merkatos më të vlerësuar në treg. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan