Inter ka edhe një tjetër alternativë në mbrojtje, ja kush është i preferuari pas Kumbullës

Inter ka nisur të mendojë për merkaton e verës teksa kërkohet një mbrojtës pasi Diego Godin nuk ka bindur trajnerin Antonio Konte. Prej kohësh në radarët e drejtorit sportiv, Bepe Marota është Marash Kumbulla. Shqiptari është duke zhvilluar një kampionat të shkëlqyer me fanellën e Veronës, ndaj talenti ka zgjuar interes te zikaltërit, por jo vetëm.

Verona kërkon 30 milionë për 19-vjeçarin, ndërkohë që negociatat vazhdojnë. Megjithatë, Interi ka gati edhe alternativën nëse nuk arrin të sigurojë shërbimet e Kumbullës. Drejtori Marota është i interesuar edhe për Jan Vertongen.

Mbrojtësi i Totenhem ka eksperiencën që preferohet nga Antonio Konte, ndërsa mund ta përfitojnë edhe me një shifër jo të lartë duke qenë se belgu është në skadencë kontrate me Totenhemin dhe mund të vendosë të provojë një aventurë jashtë Londrës. Tashmë, mbetet për t’u parë se si do rrjedhin situata deri në verë në lidhje me Kumbullën. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan