sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Inter bëhet gati për “arratisjen” e Lautaros, piketon që tani zëvendësuesin

Barcelona dhe Reali Madridi kanë nisur që tani një “El Clasico” në merkato për të fituar shërbimet e një prej qendërsulmuesve më të mirë në botë, Lautaro Martinez. 22-vjeçari ka treguar personalitet lideri në fushë dhe ka një marrëdhënie shumë të mirë me golin në një kampionat taktik si Serie A.

Kështu, Barcelona e dëshiron për të zëvendësuar Suarez dhe është gati t’i japë një vend si titullar. Ndërkohë, Reali mori Joviç për të marrë stafetën e Benzema, por sulmuesi serb nuk është në nivelin e duhur dhe presidenti Perez nuk ka në plan të presë përshtatjen e 21-vjeçarit. Kështu, ai pritet të huazohet dhe më pas të synohet të arrihet Lautaro.

Argjentinasi ka një klauzolë prej 111 milionë euro për të ndërprerë kontratën me Interin dhe të dy gjigantët spanjollë janë gati ta derdhin këtë shumë në arkat e zikaltërve. Me lojtarin gati “të arratiset”, Marota ka nisur të mendojë për zëvendësuesin. Bëhet fjalë për yllin e Arsenalit, Obamejang. Sulmuesi po tregon një nivel shumë të lartë dhe mediet angleze raportojnë se po mendon prej kohësh të provojë një tjetër aventurë. /vipsport.al/