Ikardi kthehet në problem edhe te PSG, përplasje me Tuhel për një pankinë

Maurio Ikardi nuk zë mend dhe kthehet në një problem edhe te PSG. Një vit pas ngjarjeve të famshme me Interin që e lanë pa shiritin e kapitenit dhe sollën edhe largimin e tij nga zikaltërit, sulmuesi argjentinas bëhet protagonist edhe në strehën e tij të re.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, në radhët e parisienëve ka shpërthyer një çështje e mirëfilltë në lidhje me argjentinasin dhe një përplasje të tij me trajnerin Tomas Tuhel. Situata ka nisur nga qëndrimi në pankinë i lojtarit për ndeshjen ndaj Borusia Dortmund, fakt që nuk i ka pëlqyer shumë atij, pasi pretendonte të ishte në fushë meqë po kalonte një formë të mirë.

Situata është përshkallëzuar të nesërmen e humbjes, kur Ikardi zgjodhi të festonte 27-vjetorin e tij bashkë me Kavanin e Di Marian, duke injoruar udhëzimet e klubit që kishte dashur të evitonte shfaqje të tilla pas disfatës në Ligën e Kampioneve. Sipas mediave spanjolle, kjo sjellje mund të ndryshojë plotësisht idetë e PSG për të ardhmen e futbollistit i cili dukej sikur kishte fituar kontratën e tij afatgjatë me këtë klub, që po bëhej gati të blinte kartonin e tij nga Interi. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan