I solli fat skuadrës së Rejnxhërs, tifozët e skocezëve me elozhe për sulmuesin shqiptar

Florian Kamberi ishte pjesë e suksesit të Rejnxhërs në ndeshjen e djeshme të Ligës së Europës teksa ekipi i tij ia doli të merrte një fitore spektakolare me përmbysje 3-2, ndaj portugezëve të Bragas. Sulmuesi shqiptar nuk ishte përzgjedhur në formacionin titullar, mirëpo trajneri Stiven Xherrard vendosi ta hidhte në fushë në minutën e 68 kur rezultati ishte në disfavorin e skocezëve, 1-2.

Impakti i Kamberit ishte i madh, ndërsa i solli fat të tijve që arritën përmbysjen. Pas ndeshjes, ka pasur elozhe nga tifozët e Rejnxhërs në rrjetet sociale për 24-vjeçarin. Ata nëpërmjet komenteve të tyre janë të bindur se Kamberi ndryshoi ndeshjen dhe se mund të bëhet një yll në “Ibrox”, teksa tashmë kërkojnë ta shohin si titullar.

Në këtë formë, aventura e futbollistit të Kombëtares ka nisur në mënyrën më të mirë me Rejnxhërs, ndërsa tashmë i mbetet të gjejë edhe golin e parë me ekipin e ri. Kamberi u transferua te Rejnxhërs këtë merkato janari nga klubi i Hibernian. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan