I shpëtoi atentatit, Lici: Nuk më tremb askush, formacionin te Vllaznia nuk e bëj unë (VIDEO)

Administratori i Vllaznisë, Suad Lici i shpëtoi një atentati me tritol në makinë mëngjesin e sotëm. Lënda plasëse fatmirësisht nuk shpërtheu pasi Lici e pikasi në kohë, ndërkohë që Lici ka folur pas ngjarjes i cili ka theksuar se konflikte nuk ka me askënd dhe ndoshta ngjarja mund të ketë lidhje me detyrën te Vllaznia.

“Ndoshta lidhet me detyrën, ku e di unë. Le t’ua lemë organeve kompetente, nuk jam unë kompetenti. Unë nuk kam konflikt me asnjë njeri. Jam njeri i lirë dhe do vazhdoj të jem i lirë. Nuk kam pasur asnjë lloj problematike. Kanë kërkuar njerëzit sqarime dhe i kam sqaruar, kaq. Për çfarë? Në lidhje me sportin, se nuk kam asnjë lloj problematike tjetër. Kush ka pasur ndonjë sqarim, e kam sqaruar.

Presion për të futur lojtarë te Vllaznia? Unë jam përgjegjës për mbarëvajtjen e punës, formacionin  e vendos stafi teknik. Gjithçka është bërë në bazë të strukturës që kemi. Unë kam qenë i detyruar të plotësoj kërkesat e drejtuesve të klubit. Presion për t’u larguar nga detyra? Do vazhdoj detyrën, edhe sot do të jem në ndeshje në Durrës kundër Teutës.

Do vazhdoj jetën time të përditshme. Pa folur organet kompetente, nuk kemi pse i vëmë një etiketë. Nëse është në lidhje me sportin, kriminelët dhe strukturat kriminale duhet t’i qëndrojnë larg dhe ta lënë qytetin e Shkodrës të bëjë jetën e vet sportive”, u shpreh Lici për mediat. /VipSport.al./

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan