I pafat, mbrojtësi i Sitit dëmtohet përsëri dhe humbet tre supersfida

Mançester Siti këtë sezon duket se është e shkruar ta mbyllë pa mbrojtje të plotë. Ajmerik Laporte sapo është kthyer të luajë më skuadrën e Guardiolës, pas plot pesë muajsh jashtë fushave. Në ndeshjen me Realin e Madridit francezi ishte titullar, por fatkeqësisht iu desh që përsëri të linte fushën e lojës pa dëshirën e tij.

Yllit të mbrojtjes iu desh të linte sfidën në minutën e 33 me lot në sy, që jepnin përsëri sinjalet e një pauze jo të vogël. Ekzaminimet janë kryer tashme dhe mediet angleze njoftojnë se Laporte ka pësuar një tërheqje muskulore. Ai pritet të mos jetë në dispozicion të Guardiolës për tre javë, duke humbur kështu edhe ndeshjen e kthimit me Real Madridin.

Sfida me madrilenët ishte e katërta për të, pas kthimit nga dëmtimi i rëndë në fillim të sezonit. Mungesa e tij do i prishë shumë punë Guardiolës, i cili ka shumë konsideratë për të dhe në intervista e ka quajtur shpesh si mbrojtësin më të mirë të botës. Laporte do të humbë edhe finalen e “Carabao Cup” ndaj Aston Vilës dhe derbin e Mançesterit ndaj “Djajve të Kuq”. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan