I morën sulmuesin në mes të sezonit, drejtori i Leganes akuzon Barcelonën: Nuk është e drejtë

Barcelona zyrtarizoi ditën e sotme transferimin e sulmuesit të Leganes, Martin Brethuajt për të cilin pagoi 18 milionë euro, aq sa ishte parashikuar në klauzolën e nga periferia e Madridit. Katalanasit kishin mungesë në repartin ofensiv për shkak të dëmtimeve të gjata të Dembele dhe Luis Suarez.

Në këtë formë, arritën të siguronin një leje nga ana e Federatës për të firmosur jashtë dritares së merkatos me një lojtar nga La Liga apo me një që nuk ishte në kontratë. Brethuejt ishte i duhuri për blaugranët në këtë moment dhe kështu e bënë të tyrin. Mirëpo, kjo lëvizje nuk i ka shkuar aspak për shtat Leganesit, pasi duke qenë se Barcelona pagoi klauzolën, nxori jashtë loje klubin që nuk kërkonte ta shiste lojtarin.

Së fundmi, drejtori sportiv i Leganes ka zbuluar se kanë ngritur një ankesë në Federata kundër klubit katalanas, pasi sipas tyre klauzola mund të zbatohet vetëm në kohën e merkatos. Tashmë, mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do marrë Federata rreth kësaj çështje, teksa klubi i Leganes nuk hap rrugë duke qenë se ndjehet i dëmtuar pasi i heqin një nga futbollistët kryesorë në mes të e sezonit. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan