Hysaj do me çdo kusht Barcelonën, mbrojtësi kthehet në stërvitje pas dëmtimit

Sot në mëngjes, mediat italiane shkruanin se Elseid Hysaj do të mungonte për një muaj nga fushat e blerta si pasojë e dëmtimit që ka pësuar së fundmi me ekipin e tij. Por mbrojtësi shqiptar do që me çdo kusht të jetë gati për ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër Barcelonës e për këtë arsye është kthyer që sot në stërvitje.

Sipas raportit mjekësor, pritej që Hysaj të mungonte këtë javë në stërvitje e  ndoshta të kthehej në të ardhshmen. Por ai ka djegur etapat e është shfaqur gati që sot, duke kryer pjesën më të madhe të stërvitjes me shokët e skuadrës. Ai pa si spektator vetëm ndeshjen brenda grupit, me siguri për të mos rrezikuar që të përkeqësojë gjendjen nga një kontakt në duelet me shokët e ekipit.

Gjithsesi, këto janë sinjale të rëndësishme për trajnerin Gatuzo i cili i beson shumë futbollistit të përfaqësueses shqiptare dhe e sheh si një armë më shumë për ndeshjen ndaj katalanasve ku kërkohen futbollistë të mirë në prapavijë në aspektin mbrojtës për të mbyllur çdo hapësirë për rrezikun që shfaqin emra si Mesi, Grizman e të tjerë. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan