Hidi: Treguam që jemi Ballshi i dy fazave të para, në stadium ka ofendime që janë për turp

Isli Hidi ishte një nga më të mirët në ndeshjen e sotme të Bylisit përballë Laçit. Gardiani i ballshiotëve përveç se shënoi si zakonisht nga penalltia në një moment delikat ku sfida ishte 2-0 për kurbinasit, ishte vendimtar edhe në portë ku shpëtoi disa raste. Në prononcimin pas ndeshjes për Supersport, Hidi theksoi se Bylisi tregoi që është i njëjti si ai i dy fazave të para ndërsa uroi edhe shokët për forcën që treguan në fushë.

Është një kualifikim i vyer treguam që jemi Ballshi i dy fazave të para. Treguam karakterin dhe forcën tonë. Përgjegjësi te penalltia? Futbolli i ka këto po s’pate përgjegjësi… Ishte kënaqësi, i uroj çunat për karakterin që treguan, për forcën.

Kupa një objektiv? Ne shkojmë ndeshje pas ndeshje dhe shikojmë. Bylisi ka pretendimet e veta. Tifozeria në Laç? Sportdashësit nuk e pranojnë humbjen, ka ofendime që janë turp. Nuk jemi ne fajtorët që  vijmë dhe fitojmë si burra në këtë fushë. Njerëzit duhet të ndërgjegjësohen dhe të na falenderojmë. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan