Hazard i pafat, humbet pjesën më delikate të sezonit

Hazard te Real Madridi duket se ka ardhur me këmbën e majtë. Sulmuesi sapo ishte kthyer nga një dëmtim që e la rreth dy muaj jashtë fushave dhe po mundohej të merrte ritmin dhe të ishte gati për pjesën më të rëndësishme të sezonit. Megjithatë, nuk është e shkruar të ndodhë kështu. Mbrëmjen e djeshme belgu u detyruar të dilte nga fusha në minutën e 67 në ndeshjen ndaj Levantes.

Sapo arrti në pankinë ai ka vendosur akull në këmbën e tij dhe në mimikën e fytyrës së sulmuesit vihej re dhimbja e madhe që ai ndiente. Ditën e sotme Eden ka kryer ekzaminimet mjekësore dhe është raportuar për një problem në kyçin e këmbës së djathtë. Ky dëmtim nuk është aspak i një shkalle të ulët, por 28-vjeçarit do i duhet të qëndrojë edhe dy muaj të tjerë jashtë fushave të blerta.

Kjo do të thotë se Hazard do të humbë “El Clasico” dhe dy ndeshjet e fazës së 1/8-ve të Champions League kundër një kundërshtari si Mançester Siti. Një fat shumë i keq për yllin madrilen, por edhe trajnerin Zidan, që priste ta kishte në organikën ekipit Hazard. Belgu këtë sezon po e kalon më shumë në infermieri se në fushën e blertë. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan