Halili kritikon Egbo: Më të kujdesshëm me zëvendësimet, sot më ka dhimbur shumë

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka mbetur i pakënaqur nga barazimi me Skënderbeun, edhe pse skuadra e tij rrezikonte të humbte ndeshjen, Halili dukej qartësisht që kërkonte tri pikët dhe këtë herë i ka “shpëtuar” edhe një kritikë për Egbo.

“S’ka lidhje fare puna e premios, unë në përgjithësi kam qenë gjithmonë i kënaqur, gjërat që ne mendojmë që janë bërë gabim sot, do t;i korrigjojmë. Mendoj se duhet të kishim qenë më të kujdesshëm me ndërrimet. Megjithatë dha maksimumin skuadra, duhej ta kishim fituar ndeshjen, ishte rast shumë i mirë për ta fituar dhe nuk e fituam”, tha ai për “SuperSport”.

“Ne kemi thënë do i marrim ndeshjet me radhë, me shumë kujdes. Por kjo mua më ka dhimbur shumë”, pranoi presidenti i bardhebluve. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan