Gurishta: Me dy fitore je për Europë, sa herë kemi pasur tifozë në stadium i kemi zhgënjyer

Erdenis Gurishta e ka parë veten një javë më parë duke kaluar nga euforia e një goli që mund t’i jepte një rezultat të rëndësishëm ekipit, te dëshpërimi i humbjes përballë Teutës. Mbrojtësi ka pranuar në konferencë për shtyp sot se ekipi ka lënë për të dëshiruar ndaj durrsakëve me reagimin e tij, por mendon se skuadra do të dijë të tregojë veten që në ndeshjen kundër Luftëtarit ku nis objektivi i rikuperimit të pikëve ndaj skuadrave që ka para në renditje.

Shënuat në Durrës golin tuaj të parë këtë sezon me Vllazninë, por në fakt nuk iu gëzuat si duhet atij…
Për mua ishte diçka e bukur që shënova në atë takim, por nëse do të ishte në dorën time, do të dëshiroja që të mos shënoja vetëm që ekipi të arrinte që të merrte pikë në këtë takim. Por fati nuk ishte me ne në atë përballje.

Çfarë ndodhi në takimin e Durrësit pas atij goli, kur erdhi dhe përmbysja?
Ne e filluam ndeshjen shumë mirë. Kur shënuam, nuk e di pse u kthyem pas. Ne pastaj pësuam tre gola që tani nuk kanë nevojë për shumë koment. Unë nuk do të ndalem fare tani tek takimi i Durrësit por të shikojmë përpara për takimin që kemi nesër.

Keni patur një problem dëmtimi ditët e fundit. Do jeni i gatshëm Gurishta për takimin e nesërm?
Që në takimin me Teutën kam marrë një dëmtim në shpinë. Jam stërvitur për pak ditë dhe së bashku me stafin mjekësor dhe atë sportiv do të shikojmë nëse do të jem nesër në fushë apo jo.

Fitorja shikohet si detyrim ndaj Luftëtarit?
Sigurisht që fitorja është një detyrim dhe nuk ka asnjë justifikim për një ndonjë rezultat tjetër. Kampionati po shkon drejt fundit dhe duhet medoemos që në takimet brenda të marrim pikët tona.

Një fillim shumë i mirë i kampionatit duke qenë madje në vendet e para të renditjes, ndërsa tani Vllaznia ndihet e rrezikuar. Çfarë ndodhi me skuadrën?
Ky kampionat ka treguar se me dy fitore je për Europë dhe me dy humbje rrezikon. Por ne nuk duhet që ta bëjmë alarmante këtë situatë. Ne duhet që të marrim 6 pikët në këto dy ndeshjet e radhës dhe përsëri do të jemi në lojë.

Si ndihet Gurishta pasi po luan në këtë sezon në disa pozicione?
Është e vërtetë që unë kam luajtur në disa pozicione, por të gjithë e dinë që roli im është në mbrojtje. Megjithatë kur e vendos stafi teknik, unë jam përherë i gatshëm që t’i përgjigjem atij dhe të luaj në çdo pozicion që më kërkojnë.

Cili është apeli juaj për tifozerinë?
Më vjen keq sepse sa herë kemi patur një tifozeri të shumtë në stadium, e kemi zhgënjyer. Por sërish i bëj thirrje atyre të na përkrahin pasi kemi nevojë për ta. Jemi ekip i mirë dhe kemi shanse sërish për të qenë në Europë. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan