Gulit ka kritika për organizatorët e trofeut: Saki ka të drejtë, ata i thanë Van Dajk ta harrojë “Topin e Artë”

Virxhil Van Dajk, megjithëse ka hyrë në një moshë relativisht të madhe në arenën e madhe të futbollit europian po lë gjurmë të thella si një nga mbrojtësit më të mirë të dekadës së fundit, duke qenë një lider i madh në sukseset e Liverpulit.

Vitin e kaluar ai ishte në një duel të hapur me Leo Mesin për të fituar “Topin e Artë”, me argjentinasin që në fund arriti të fitojë me vetëm disa vota më shumë. Sipas Rud Gulit, ish-yllit të Holandës dhe Milanit, ka kritika për organizatorët e “Topit të Artë”. Ai thekson edhe faktin se mbrojtësit e kanë shumë të vështirë ta fitojnë atë trofe.

“Mesazhi i ‘Topit të Artë’ të këtij viti për Van Dajk ishte se ai nuk do e fitojë kurrë këtë trofe. Mendoj se ai duhet ta fitonte atë trofe, por gjithashtu nuk mund të them se Mesi nuk e meritonte. Nëse ekzistonte mundësia që ta merrte një mbrojtës Topin e Artë, ishte këtë vit.

Kujtoj fjalët e Sakit. Ai tha se Van Dajk nuk mund ta fitonte ‘Topin e Artë’ sepse përndryshe, Barezi tashmë do e kishte marrë atë trofe. Dhe Saki nuk tha se Van Dajk nuk e meriton atë, por deshi të theksonte se nuk ja japin një mbrojtësi. Kjo është për të ardhur keq”, përfundoi Gulit.

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan