Guerrils merr vendimin drastik, njoftojnë se nuk do të jenë në stadium nesër

Para pak orësh, Policia e Shtetit konfirmoi edhe një herë tjetër vendimin se çdo tifoz, që do të hyjë në “Air Albania” nesër do të duhet të ketë me vete biletën dhe kartën e identitetit, kjo pas thyerjes së shumë stolave në ndeshjet e kaluara, me forcat e rendit, që synojnë të ndëshkojnë të gjithë ata që përpiqen të bëjnë trazira.

Megjithatë, kjo nuk tingëllon aspak mirë në veshin e tifozerisë së Partizanit, “Ultras Guerrils”. Ata nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale njoftojnë se nuk do të jenë në derbi, në rast se Policia do të kërkojë dokumentet e identifikimit. Ata i qëndrojnë parimit të famshëm të ultrasve në mbarë botën, “jo emër, jo fytyrë”, një parim që i ka kushtëzuar të mos jenë edhe në ndeshje të tjera në ndeshjet e Partizanit.

“Nesër në ‘Qemal Stafa’ luan Partizani! ‘Guerrils’ ju fton të gjithëve t’i bashkohen marshimit të madh që do të nisë nga Baza në orën 17:00 për të kurorëzuar dominimin e kuq në çdo front, ashtu siç tradita jonë e do, ashtu siç e kërkon tifozëria e kuqe.

Por! Njoftojmë zyrtarisht të gjithë anëtarët se ‘Ultras Guerrils’ do të vijojë të respektojë deri në fund veten dhe atë çka përfaqëson, duke mbetur të papërkulur ndaj represionit që sistemi federatë-shtet kërkon të na imponojë!  Ndaj, ju bëjmë me dije se asnjë anëtar yni nuk do të jetë prezent në stadium nëse do të kërkohet hyrja me kartë identiteti! Ne nuk do të lëkundemi kurrë nga qëndrimet tona! Dje, sot, përjetë”, shkruhet në postimin e ultrasve të skuadrës së Partizanit. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan