Guardiola në ajër, Del Piero ka një ide si ti sistemojë të ardhmen gjeniut spanjoll

Mançester Siti pësoi një goditje të madhe, duke u përjashtuar nga kompeticionet europiane për dy vitet e ardhshme. Klubi nga Mançesteri pritet të pësojë një eksod të madh të lojtarëve, pasi shumë prej tyre, mosha nuk ia jep luksin të presin edhe dy vite për të shtuar në palmaresin e tyre një medalje të artë të Champions League. Përveç lojtarëve, edhe trajneri Pep Guardiola pritet të largohet.

Egoja e një strategu të tillë nuk e shtyn të drejtojë një skuadër, që lufton vetëm në Premier Ligë. Pas kësaj, të shumta janë klubet, që janë hedhur në sulm për të bindur spanjollin. Alternativat më të mundshme janë dy, Barcelona dhe Juventus. Te katalanasit, që pas ikjes së Guardilës, i vetmi trajner që ka bërë mirë dhe ka arritur të përsërisë sukseset e Pep është Luis Enrike. Kështu, rikthimi në “Camp Nou” do të ishte shumë i ëmbël.

Por sfidat e reja të tundojnë gjithmonë dhe Juventusi është një nga ata klube, që të kuriozojnë me madhështinë e tyre. Një ish-juventin si Aleks Del Piero e mirëpret gjeniun spanjoll në Torino dhe na siguron se kjo verë do të jetë e nxehtë në temperatura, por edhe në futboll.

“Mendoj se Guardiola është do të bënte mirë kudo që të shkonte. Ai bëri mirë në Spanjë, Gjermani dhe tani në Angli dhe vendet që i mungojnë janë Franca dhe Italia. Do të ishte vërtet interesante ta shihnim këtu. Kjo verë do të jetë e nxehtë edhe në futboll”, përfundoi legjenda bardhezi. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan