Goditje e rëndë për Partizanin, Trashi mund të mungojë për një periudhë të gjatë


Partizanit dhe trajnerit Adolfo Sormani, mund t’i duhet që të planifikoje vazhdimin e sezonit pa Lorenc Trashin në përbërjen e ekipit. Me sa duket, dëmtimi i pësuar ndaj Bylisit është më i rëndë sesa mendohej dhe futbollisti rrezikon disa javë larg fushave të lojës.

Në “Rubrika Sportive”, gazetari Kristo Thoma shpjegoi se futbollisti kishte marrë një dëmtim më të rëndë sesa mendohej fillimisht. “Ata tentuan ta rikuperonin futbollistin që të kthehej në fushë por ai kishte menjëherë marramendje. Ndaj është vënë në barelë dhe është larguar më pas me ambulancë për në spital. Atje janë kryer të gjitha vizitat dhe rezulton se ai ka një frakturë, po mendohet edhe ndërhyrja kirurgjikale”, tha Thoma rreth rastit në fjalë.

Tani mbetet të shihet koha e riaftësimit të mbrojtësit por Partizani humb një lojtar shumë të rëndësishëm jo vetëm për derbin, por edhe për vijimësinë e kampionatit duke pasur parasysh se një frakturë apo edhe një ndërhyrje e mundshme kirurgjikale, do ta linte Trashin jashtë për të paktën një muaj. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan