Goditje e rëndë për Elseid Hysajn, dëmtimi e bën të humbë duelin me Barcelonën

Ndeshja e sotme nuk ishte me fund të lumtur për Elseid Hysajn, edhe pse dha një asist në fitoren 1-0 të skuadrës së Napolit përballë Kaljarit. Kapiteni i përfaqësueses shqiptare la fushën e lojës 10 minuta para fundit dhe fillimisht u mendua për një dëmtim të lehtë pas një përplasje, por gjërat duken më serioze se aq.

Klubi i Napolit doli me një komunikatë rreth situatës së mbrojtësit, i cili ka qenë i pranishëm rregullisht në fushën e lojës për napolitanët nën drejtimin e Gatuzos. “Elseid Hysaj, i zëvendësuar për dëmtim në fund të ndeshjes Kaljari-Napoli, ka pësuar ndrydhjen e gjurit të djathtë. Gjendja e mbrojtësit do të vlerësohet përsëri më tej që nesër pas rifillimit të stërvitjeve”, shkruhej në këtë komunikatë.

Edhe pse nuk jepet kohëzgjatja që duhet për riaftësimin nga dëmtimi, mediat italiane insistojnë se ai do ta bëjë lojtarin të humbasë mes 15 dhe 20 ditëve, që të riaftësohet plotësisht. Kështu, ai humb me siguri ndeshjen e javës së ardhshme ndaj Breshias, por me shumë mundësi edhe atë pas 10 ditësh kundër Barcelonës në Ligën e Kampioneve. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan