Gjoka: Tirana është kthyer me Egbo, Kukësi është ekip i pjekur. Për fituesin shkoj me kollaren e Bulkut

Ernest Gjoka është një “ish” në Kukës dhe kurrsesi nuk mund të mungonte një opinion i tij për ndeshjen e nesërme mes Kukësit dhe Tiranës. Të dyja skuadrat duelojnë me njëra-tjetrën dhe Gjoka, në një lidhje direkte në emisionin “Pressing” bëri një panoramë të kësaj ndeshje, ku preku pikat e dobëta dhe të forta të të dy ekipeve. Në lidhje me fituesin ai la të kuptohet se dëshiron të fitojë Tirana, çka krijoi edhe një debat në distancë mes Hallaçit, Gjokës dhe Gjicit.

NDESHJA- “Është një ndeshje shumë e bukur për futbollin shqiptar. Shpresoj të jetë një ndeshje dinjitoze. E shikoj një ndeshje me shumë cilësi dhe lojë të bukur. Është një ndeshje, që ka brenda shumë faktorë.”

TRAJNERËT- “Tirana ka kohë që po bën mirë. Egbo ka sjellë qetësi, po e menaxhon mirë dhe po merr maksimumin nga skuadra. Ndoshta nga eksperienca, trajneri Duro ka më shumë përvojë në ndërrimin e skemave dhe dhënien e mesazheve gjatë ndeshjes.”

KËRKESAT E GJICIT- “Gjici është një njeri që do sukses sepse plotëson të gjitha gjërat e nevojshme dhe është më se normale që një pronar të kërkojë sukses për ekipin e tij që mendon se e ka më të mirin.”

PIKAT E FORTA- ”Mendoj se Tirana pikën më të fortë ka pasur ndryshimin e tempit, maksimumin në fushë. Kam parë lojtarë që japin gjithçka dhe besojnë te fitorja dhe kjo më bën të besoj se Tirana mund t’i shkojë deri në fund kampionatit. Kukësi është një skuadër e pjekur prej vitesh me lojtarë shumë të mirë. Do fitojë ajo skuadër që do dijë të kryejë më mirë detyrat dhe të kapë situatën përpara porte.”

FITUESI- “Për fituesin po anoj pak më shumë nga kollarja e Ervin Bulkut(qesh).”

SHKËNDIJA- “Këtu është një kampionat shumë i bukur nga java në javë, Shkëndija nuk është aty ku duhet, por po mundohemi të kthehemi nga java në javë, pavarësisht tetë pikëve diferencë.

“TIRONC”, POR NUK KA DREJTUAR BARDHEBLUTË– “Ne në Tiranë kemi një shprehje “Buka e komshiut të pëlqen më shumë” dhe kjo ndoshta është një arsye pse nuk e kam drejtuar Tiranën ndonjëherë si trajner”, përfundoi Gjoka. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan