sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Gjithçka për Lautaron, në Argjentinë e bëjnë të kryer pagesën e Real Madrid në verë

Real Madrid është gati që të paguajë klauzolën e largimit të Lautaro Martinez dhe ta bëjë qendërsulmuesin e ri të “los blancos”. Kjo është ajo që ka zbuluar “TyC Sports” në Argjentinë, ku siguron se kontaktet me palëve kanë qenë konkrete dhe spanjollët janë gati të paguajnë një shifër prej 111 milionë eurosh për të siguruar futbollistin e Interit i cili në këtë sezon ka shënuar 16 gola e ka dhënë 4 asiste në 28 ndeshje të luajtura.

Te Reali e shohin atë si një investim shumë afatgjatë, pasardhësin ideal të Benzema, duke llogaritur se është vetëm 22-vjeçar. Por nuk është vetëm klauzola ajo që e bën mëse të realizueshëm këtë transferim. I njëjti burim sqaron se oferta ekonomike që i është bërë Lautaro Martinez për kontratën e tij është e tillë që ai do të largohet menjëherë nga Interi për të udhëtuar drejt Spanjës. Futbollistit i është propozuar një kontratë me rrogë 14 milioën euro në sezon, shifër të cilën nuk do ta arrijë kurrë në Itali në kushtet aktuale të Interit. Kësaj shume, nga ky klub, është vështirë t’i thuash jo.

Pengesa e madhe e madrilenëve në këtë aspekt nuk do të jetë Interi, por Barcelona, pasi edhe ekipi katalanas e sheh atë ndër përforcimet e mundshme për të zëvendësuar Luis Suarez. Barcelona shpreson të shërbejë si “magnet” Mesi, me të cilin Lautaro luan në radhët e përfaqësueses, duke shpresuar që ai të dëshirojë ta bëjë edhe shok skuadre në verë. /vipsport.al/