sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Gjici paralajmëron Kukësin: Pranoj vetëm fitoren, që kur kemi ardhur në Superiore e kemi mundur Tiranën

Ditën e nesërme luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Kukësi dhe Tirana do të sfidojnë njëri-tjetrin, në një kohë kur të dyja skuadrat janë në një garë të ashpër për të fituar titullin kampion.

Skuadrat i ndan vetëm një pikë në renditje dhe një fitore e kësaj ndeshje do të ndikonte shumë në ecurinë e të dy ekipeve. I ftuar në emisionin “Pressing”, presidenti i Kukësit, Safet Gjici i kërkon me patjetër ekipit fitoren, duke i përmendur edhe gabimet e bëra. Presidenti nuk pranon asnjë rezultat tjetër përveç fitores dhe ekipin e tij e sheh si më të mirin.

KUKËSI MË E MIRA E SUPERIORES- “Realisht Kukësi ka lojtarë me emër në skuadër dhe eksperiencë sepse kemi 10 vite që marrim trofe dhe kemi kaluar disa ture në Europë. Kemi eksperiencë e duhur për të marrë titullin. Ekipi i Kukësit i plotëson të gjitha kriteret për të fituar titullin kampion. Edhe ne kemi 90-vjetorin e klubit, por nuk do të merrem shumë më këto përvjetorët. Janë tregues fitoret me rivalët kryesor se ne e meritojmë titullin kampion”.

E SHKUARA ME TIRANËN DHE DITËLINDJET- “Që kur jemi futur në Superiore me Tiranën kemi fituar në shumicën e ndeshjeve. Ekipi i Kukësit të gjithë fushat kundërshtare i ka si fushat e veta, për faktin se për momentin nuk e ka një fushë në qytetin e vet. “Air Albania” mund të quhet edhe fusha e Kukësit sepse edhe ne si Tirana stërvitemi në kryeqytet”.

VETËM FITOREN- “Besoj se do të jetë një ndeshje ku do të prodhohet futboll dhe besoj nga stafi dhe lojtarët se do e kalojmë Tiranën. Boll kemi gabuar dhe besoj se nuk e kanë ruajtur me Tiranën të fitojnë. Them se do luajmë bukur dhe unë nuk pranoj barazimin, dua vetëm fitore. Për arbitrat besoj se do shkojë gjithçka mirë. Nuk ka lidhje tërheqja e veshit te lojtarët. Kur klubi është korrekt me ta edhe ata duhet ta kutpjnë atë çka duhet të bëjnë. E dua trepikëshin me Tiranën edhe pse s’do të na jepte titullin, por do të na ndihmonte të ecnim më të qetë përpara.”, përfundoi Gjici. /vipsport.al/