Gjici i pergjigjet Gjokës: Do marrë kollaren e Bulkut se Tiranën nuk ia jep kush

Kukësi dhe Tirana luajnë një duel tepër delikat nesër dhe polemikat kanë nisur që në ditën e sotme. Gjatë emisionit “Pressing”, Ernest Gjoka, ish-trajneri i Kukësit u ftua të bënte një analizë për sfidën e nesërme. Gjatë fjalës së tij, ai u pyet edhe për cilin ekip dëshiron fitoren në ndeshjen e nesërme.

Përgjigja e tij ishte: “Për fituesin po anoj pak më shumë nga kollarja e Ervin Bulkut, të cilin e përshërshëndes(qesh)”, duke lënë të kuptohet se dëshiron fitoren e Tiranës, diçka që është mohuar më pas nga ai. Pas kësaj ka ndërhyrë Hallaçi, ish-kapiteni i Kukësit i cili ka kërkuar më shumë kujdes në fjalët e Gjokës, pasi Kukësi i ka dhënë shumë atij.

Gjoka u përgjigj nëpërmjet një mesazhi ndaj drejtuesit të emisionit, Gerti Çarçani, duke deklaruar se nuk është ajo që ka dashur të thotë. Hallaçi iu përgjigj përsëri dhe ky debat ngjalli edhe reagimin e fortë të presidentit Gjici, i cili shkruan: “Nesti do marrë vetëm kollaren e Bulkut se ‘Tironën’ s’ja beson kush sado të bëjë elozhe, por mosmirënjohësit e mbarojnë shpejt karrierën. Hallaçi e kapi drejt, nuk duhej për ate superkarrierë që Kukësi i dha”, u shpreh Gjici nëpërmjet një mesazhi.

Disa minuta më pas është përgjigjur edhe Gjoka, që thekson se Hallaçi nuk e kuptoi në mënyrën e duhur atë që deshi të thonte dhe nuk ka një përgjigje direkte për presindentin Gjici. ”E përshëndes Gjicin. Prap e ngatërroi Hallaçi. Kukësi do të jetë gjithmonë kampion në zemrën time”, përfundoi Gjoka. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan