Gjici i pakënaqur: Loja u prish te kartoni i kuq, do të mbaronte ashtu

Ish-presidenti i Kukësit, Safet Gjici, sigurisht që nuk ishte i kënaqur me rezultatin që prodhoi fusha e lojës. Ai kishte kërkuar nga verilindorët vetëm fitore por doli pa pikë në një ndeshje ku pa skuadrën të përmbysej në minuta e fundit nga Tirana dhe sipas tij, gjithçka u ndikua nga kartoni i kuq i Teqjes.

“Në fillim e nisi keq Kukësi por pastaj e mori veten. Kishim mundësi ta dyfishonim rezultatin por nuk e bëmë dot, kështu që futbolli ky është, po nuk shënove të ndëshkon” tha Gjici para gazetarëve duke u ndalur më pas në momentin ku ai mendon se ndryshoi fati i sfidës.

“Besoj se ky rasti i kartonit të kuq  e prishi lojën se loja do të përfundonte kështu besoj”, theksoi ish-numri 1 i klubit verilindor i cili tashmë është thjesht president nderi te ata. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan