Gatuzo: Sot Barça na gudulisi, mund të vazhdonim kështu gjithë ditën

Xhenaro Gatuzo mendon se pavarësisht golit në fushë kundërshtare të Barcelonës, ekipi i Napolit ka ende shanse për të vazhduar më tej në këtë turne. Pas sfidës, për “Sky Sport” ai komentoi paraqitjen e ekipit të tij dhe pranoi se thuajse gjithçka kishte funksionuar në mënyrë perfekte.

“Nuk mund të gabosh asgjë kundër tyre, kjo dihej. Ne u treguam të aftë. Mund të bënim më mirë me ndonjë kundërzbritje, por bëmë atë që duhej. I pritëm, krijuan pak raste. Jam pak i zhgënjyer për fazën e ndërtimit, mund të bënim më mirë. Por kur shkon të mbyllësh kështu, duke luajtur 25-30 metra, ndjehet pak lodhja.

A është kualifikimi i hapur? Sigurisht. Do të kemi kohë të përgatitim ndeshjen. Ata kanë një skuadër të madhe, do u mungojnë Vidal e Buskets, kualifikimi është akoma i hapur. Napoli nuk është një skuadër dosido, ka shumë futbollistë të fortë. Barcelona ka diçka më shumë, por nëse luajmë siç dimë, kemi shanset tona.

Që kur ka ardhur Setien, Barcelona është një skuadër që çon 6 lojtarë në zonën ofensive, nuk është një skuadër që vetëm mban topin. Sot, kur Mesi ulej poshtë, të dërgonte në portë. Nëse u jepnim hapësira mund të na dëmtonin. Përkundrazi, sot na kanë gudulisur, nuk kanë bërë gjuajtje në portë. Mund të vazhdonim gjithë ditën kështu. Na shkoi keq në një episod dhe e paguam shtrenjtë. Ne duhej të bënim këtë lloj ndeshje.

Por mungesa e lojtarëve në ndeshjen e kthimit nuk ndryshon asgjë, kanë Arthur që ta paketon topin njëlloj, shkoni e shihni edhe lojtarët që kanë marrë nga akademia, janë shumë të mirë”, tha Gatuzo. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan