Gasperini shpjegon mungesën e Gjimshitit, zbulohet koha e rikuperimit të yllit të kombëtares

Atalanta shkëlqeu mbrëmë në fitoren 4-1 ndaj Valencias për 1/8 e Champions, por gjëja që nuk i pëlqeu tifozëve shqiptarë dhe atyre bergamaskë ishte mungesa e Berat Gjimshitit në formacionin e ndeshjes. Mbrojtësi i kombëtares sonë ishte parashikuar si titullar, por një problem i momenteve të fundit para duelit ka anuluar debutimin e tij në fazën me eliminim direkt të Champions League.

Gjatë dhe pas ndeshjes gjërat u qartësuan edhe më shumë rreth arsyes përse në fushë zbriti Kaldara në vend të Gjimshitit. Mediet italiane zbuluan se ylli i kombëtares sonë ka marrë një goditje në stërvitjen e së hënës nga shoku i skuadrës, Iliçiç. Ai është munduar të shtrëngojë dhëmbët dhe të zbresë në fushë mbrëmjen e djeshme, por gjatë nxemjes problemi është përkeqësuar, duke e ndaluar të zbresë në fushë.

Këtë version e ka konfirmuar edhe trajneri Gasperini, që deklaron se mungesa e Gjimshitit ndikoi te loja e Atalantës. “Gjatë nxemjes humbëm Gjimshitin, që i kompiloi planet tona dhe na u desh të aktivizonim Kaldarën, i cili vinte nga një kohë e gjatë pa luajtur. Ishim disi të tronditur kur e luanim topin mbrapa dhe kjo zakonisht është nja nga pikat tona më të forta. Nëse e humbet topin aq shpejt, rrezikon shumë. Gjimshiti ka një problem të vogël muskulor, pas një goditje të marrë në stërvitje nga Iliçiç. Ai u acarua shumë në nxemje”, u shpreh tekniku bergamask.

Gjimshiti pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore ditën e sotme për të parë masën e dëmtimit dhe planifikuar periudhën e rikuperimit. Parashikimet janë për një mungesë rreth 15-20 ditë të Gjimshitit. Ndeshja e ardhshme me Valencian është në datën 10 mars, çka do të thotë se me shumë mundësi do e shohim të luajë atë ditë në “Mestalla”. /Denis Lala-vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan