Frikë nga rënia e Verderit, Lala: Po flasim me klube të tjera për Rashicën, gati për çdo eventualitet

Ky sezon në Bundesligë ka qenë thuajse perfekt individualisht për Milot Rashicën që tashmë shihet si një nga të mëdhenjtë e këtij kampionati ku po shënon e jep asiste me rregullsi. Por klubi i Verder Bremen nuk ka shfrytëzuar siç duhet formën e tij dhe një seri e gjatë rezultatesh negative kanë bërë që të shohë veten në vendin parafundit në klasifikim.

Kjo ka shtyrë Rashicën dhe menaxherin e tij, Altin Lala, që të mendojnë të ardhmen në rastin më të keq të mundshëm, pasi zbritja në Bundesligën 2 nuk është një opsion që merret në konsideratë, aq më tepër që kërkesat për të nuk mungojnë. “Ka skuadra të interesuara dhe ka pasur bisedime”, tha Lala për mediat gjermane duke konfirmuar se talentin e Kosovës tani e ndjekin emra të mëdhenj. Duhet të jemi të përgatitur, të përgatitur për çdo skenar”, tha ish-mesfushori i përfaqësueses shqiptare.

Në rast rënie, për Verder Bremen transferimi i Rashicës do të ishte gjëja më e mirë e mundshme. Sipas përllogaritjeve, klubi humb rreth 40 milionë euro nëse bie në Bundesligën 2, por pjesa më e madhe e këtyre të ardhurave rikuperohen me shitjen e Rashicës, kartoni i të cilit vlerësohet 35 milionë euro aktualisht. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan