Frikë nga eksodi pas dënimit, mbledhje urgjente te Mançester Siti me lojtarët e stafin

Dënimi i rëndë i dhënë nga UEFA me përjashtimin dyvjeçar të Mançester Sitit nga kompeticionet ndërkombëtare, ka vënë në lëvizje klubin anglez i cili tashmë i frikësohet një eksodi të mundshëm të lojtarëve të tij. Shumëkush mendon se dy vite pa Europë do të shtynin çdo futbollist të largohej e për këtë arsye, klubi është vënë në lëvizje për të ndaluar një gjë të tillë.

Sipas mediave angleze, që një orë pasi u bë publik vendimi i UEFA-s, zyrtarët e Mançester Sitit kanë kontaktuar me radhë të gjithë lojtarët dhe pjesëtarët e stafit teknik, duke organizuar një mbledhje urgjente në drekën e të shtunës, para se ekipi të grumbullohej për sfidën e radhës. Shefi ekzekutiv i klubit, Feran Soriano, kishte vendosur t’u shpjegonte atyre se çfarë etapash do të ndiqeshin në rrugë ligjore para se ky vendim të hynte në fuqi në mënyrë efektive.

Klubi u dërgoi lojtarëve mesazhe duke organizuar këtë mbledhje për të qetësuar futbollistët, pasi kampionët në fuqi të Anglisë parashikojnë që beteja ligjore do të zgjatë ndërsa në mënyrë të çuditshme raportohet se duken edhe optimistë se mund të përmbysin vendimin e UEFA-s. Megjithatë, në mediat angleze sot është përhapur lajmi se Guardiola është ai që mund të nisë eksodin në verë nëse ekipi i tij nuk luan në Europë, pasi do ta kishte të vështirë të vazhdonte projektin e tij. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan