sex hikayeleri porno izle kartal escort

FOTO/ Statistikat e 23 viteve të fundit të Champions, dy emra të rinj dhe gjigantë që kanë harruar “aromën” e trofeut

Champions League e këtij sezoni për herë të parë në histori në fazën e 1/8-ve ka vetëm ekipe që luajnë në pesë ligat kryesore të Europës. Ditën e sotme fillon faza me eliminim direkt dhe mediet europiane kanë bërë një bilanc mbi prezencën e gjithë ekipeve në këtë kompeticion, që nga sezoni 1997-1998.

Ajo që bie në sy është shpërndarja e trofeve, ku nga 16 ekipe të mbetura në këtë fazë, vetëm pesë prej tyre e kanë ngritur kupën me veshë të gjatë, që nga viti 1997. Real Madridi është dominuesi absolut i këtij kompeticioni në këtë hark kohor me plot 7 trofe të fituar. Ne vendin e dytë janë gjigantët e tjerë spanjoll, Barcelona me katër herë. Më pas vijnë Bajerni dhe Liverpuli me nga dy trofe dhe Çelsi me një të tillë.

Gjysmëfinalet më parë i kanë prekur 10 ekipe të kësaj liste dhe çerekfinalet 12. Në fazën e grupeve kemi dy skuadra, që nuk e kanë arritur kurrë më parë, Atalanta dhe Lajpcigu. Italianët marrin pjesë në këtë kompeticion për herë të parë në historinë e klubit. Ndërkohë, Lajpcigu është prezantuar edhe një herë tjetër, por është larguar në fazën para eliminatore, pa arritur grupet. /vipsport.al/