FOTO / Postimi i Romeros pas humbjes së Partizanit: Tani kush e ka fajin bir k****, Zoti është perfekt

Aristoteles Romero me sa duket është gëzuar nga humbja e thellë e Partizanit në derbi, ose të paktën kështu lë të mendohet postimi i tij në rrjetet sociale. Mesfushori i cili është jashtë planeve të të kuqve dhe është kaluar këtë periudhë kohe te ekipi i dytë, ka bërë disa postime në Instagram menjëherë pas përfundimit të sfidës.

Nuk dihet se kujt i drejtoheshin ato fraza, por dukej qartësisht që Romero kishte shfryrë dufin e tij me fraza që kishin një objektiv të caktuar.

“Ligji i jetës, kush bën keq, po bën keq. Tani kush e ka fajin bir k****. Zoti është perfekt”, ishin fjalët e mesfushorit i cili ka dalë plotësisht jashtë planeve të të kuqve që kur drejtimin e skuadrës e mori Sormani.

Ndeshja e fundit e Romeros me ekipin e parë të Partizanit ka qenë pjesa e parë e ndeshjes së humbur 3-0 në Kupë përballë Besëlidhjes, ku ai u zëvendësua në pushimin e sfidës. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan