FOTO / Një fanellë në vend të replikës, Shpëtim Gjika tregon dhuratën e legjendave

Sa herë që te Flamurtari ka telashe në lidhje me financat, në skenë del emri i ish-kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika. Ndonëse i larguar prej shumë vitesh nga vlonjatët, në klub insistojnë se keqmenaxhimi i tij ka sjell situatën aktuale, që çoi deri në bllokimin e radhës të llogarive bankarë të klubit.

Vetë administratori Sinan Idrizi sot deklaroi se këto janë borxhe që kanë shumë vite pa u paguar pasi i përkitnin periudhës kur ekipi ishte nën administrim të plotë nga Bashkia dhe kërkonte që për këtë të mbante përgjegjësi Gjika. Ky i fundit ka preferuar këtë herë që të mos lëshojë thumbimin apo replikën e radhës, siç ka shpjeguar me një postim në rrjetet sociale.

Ai si përgjigje ka postuar vetëm foton e fanellës të Flamurtarit, të cilën e kishte marrë dhuratë nga dy ikona të këtij klubi dhe sipas tij kjo mjaftonte si përgjigje ndaj atyre që kishin përdorur këto ditë emrin e tij.

“Kjo fanellë, me një histori dhe peshë gati 100-vjeçare, dhuruar sot me shumë mirënjohje dhe respekt nga dy legjenda të Flamurtarit, Mjeshtri Vasil Ruci (e sigluar me firmën e tij), dhe Përparim Lushaj (me nr.4 që ka mbajtur vetë), vlen sa një mijë përgjigje apo replika!”, shkruante Gjika si kundërpërgjigje ndaj Idrizit. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan