FOTO / Kaos para dyerve të stadiumit me tifozët, goditet një police nga ultrasit e Tiranës

Kaos para ndeshjes derbi të kryeqytetit, pasi vazhdon debati mes tifozëve dhe policisë sa i përket kartave të identitetit në hyrje ët stadiumit. Grupet e organizuara të tifozerive të skuadrave të Tiranës dhe të Partizanit, vazhdojnë të qëndrojnë jashtë impiantit pasi nuk duan që të futen brenda duke treguar kartat e tyre të identiteti, për të respektuar “rregullat e ultrasve”.

Kjo ka bërë që në të dy tribunat pas portave të ketë shumë tifozë jashtë impiantit ndërsa nuk kanë munguar edhe incidente të vogla, deri tani të izoluara, pasi ka pasur tifozë të cilët kanë reaguar ndaj policisë.

Nga radha e tifozëve të Tiranës në tribunën pas porte, ka fluturuar edhe një shishe uji që ka goditur një police, me pamjet që u shfaqën në ato momente edhe nga “SuperSport”. Gjithsesi, u ruajt qetësia dhe u evitua përshkallëzimi i situatës kur mbeteshin pak minuta nga fillimi i debrit. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan