FOTO / Armando Sadiku është unik, nuk ka humbur asnjë ndeshje ku ka shënuar gol

Te Malaga kanë një siguri: Sa herë Armando Sadiku tund rrjetën, atëherë skuadra do të dalë me pikë nga fusha e lojës. Këtë siguri ia japin statistikat e vetë futbollistit të përfaqësueses shqiptare i cili po përjeton një nga sezonet më të mira të karrierës së tij në radhët e klubit të La Liga 2.

Sadiku ka filluar të tregohet vendimtar me lojë, por edhe me gola me Malagan e deri tani ka tundur 10 herë rrugën e rrjetës. Për çudinë e të gjithëve, në secilën ndeshje ku ai ka shënuar gol, skuadra nuk ka dalë asnjëherë e mundur nga fusha e lojës.

Në 9 sfidat ku Sadiku ka vendosur emrin mes golashënuesve (në atë ndaj Tenerife ai shënoi 2 gola), Malaga ka regjistruar 3 fitore e 6 barazime, të gjitha pikë të rëndësishme për klubin i cili po vuan në edicionin aktual duke u gjendur në pjesën e poshtme të klasifikimit. Ndaj tifozët e Malagas shpresojnë që bomberi shqiptar të arrijë të tundë rrjetën e portës kundërshtare sa më shumë që të jetë e mundur deri në mbyllje të sezonit, duke vazhduar këtë rekord të veçantë që po regjistron në edicionin aktual. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan