Formacionet e mundshme, Tirana-Partizani/ Bardheblutë me titullarët e zakonshëm, të kuqtë vuajnë mungesën e Trashit

Derbi i kryeqytetit është në prag dhe atmosfera ka nisur të ndjehet gjithnjë e më shumë. Tirana është ekipi që në këtë sfidë vjen në një gjendje më të mirë pas serisë së rezultateve radhazi ndërsa tashmë ka marrë edhe kryesimin e Superiores. Emanuel Egbo ka ndryshuar frymën te bardheblutë, teksa të besuarit e tij kanë ditur ta justifikojnë besimin e marrë nga trajneri.

Edhe në ndeshjen e nesërme tekniku i 24-herë kampionëve të Shqipërisë pritet të mos ndryshojë në 11-tëshen titullare duke qenë se i ka në dispozicion të gjithë lojtarët .Ndërkohë, nga ana tjetër te Partizani ka më shumë probleme. Lënia e pikëve në javën e kaluar ndaj Bylisit, solli edhe një faturë të rëndë për të kuqtë të cilët humbën shërbimet e Trashit i cili në këtë sfidë do zëvendësohet nga Hakaj, ndërsa në dyshim mbetet aktivizimi i Boldor. Sakaq, edhe pse Romero nuk ishte pjesë e skuadrës pasi kishte kaluar te ekipi B, pësoi një dëmtim me këta të fundit dhe hoqi çdo mundësi rikthimi.

Pozitiv është rikthimi i Bitrit në qendër të mbrojtjes pas mungesës për shkak kartonësh në ndeshjen e fundit, ndërsa në stërvitje grupit i është bashkuar edhe Esat Mala, që prej kohësh i kishte humbur kontaktet me ekipin e parë. Përfshirja e tij në ndeshjen e nesërme mbetet për t’u parë dhe mund të ishte një surprizë për kundërshtarin. /Egi Cabeli-VipSport.al/

Formacionet e mundshme:

Tirana: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Çelhaka, Batha, Kale, Torasa, Kobinah, Ngo
Trajner: Emanuel Egbo

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Belica, Bitri, Hakaj,Telushi, Broja, Kordeiro, Çinari, Bardhi, Solomon
Trajner: Adolfo Sormani

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan