Forma e ekipeve/ Statistikat janë “ngjyrosur” bardheblu, por Partizani është gati t’i hedhë poshtë

Ndeshja e nesërme mes Tiranës dhe Partizanit do të jetë mjaft ndryshe në krahasim me derbit e kaluar për faktin se në këtë ndeshje, duke parë formën e të dy ekipeve, Tirana vjen si skuadra për tu mundur. Djemtë e Egbo e kanë harruar humbjen që pas fitores në derbin e vitit të kaluar dhe synojnë të vazhdojnë në këtë mënyrë.

Nëse marrim në konsideratë 10 ndeshjet e fundit në kampionat të dy skuadrave do të shohim edhe një diferencë mjaft të madhe, që tashmë është pasqyruar edhe në renditje. Tirana ka humbur një ndeshje dhe ka barazuar po aq. Pjesa tjetër janë vetëm triumfe. Partizani vjen nga një situatë konfuze dhe ambientimi me trajnerin e ri Sormani. Të kuqtë e kanë marrë vonë veten, duke mos arritur të regjistrojnë fitore rresht sa kundërshtari.

Barazimi me Bylisin ia ndali hovin dhe tashmë e vetmja zgjidhje është që ta rimarrin vrullin me Tiranën, ashtu si bënë bardheblutë në derbin e kaluar. Të kuqtë në 10 ndeshjet e fundit në Superiore numërojnë 5 humbje, 4 fitore dhe 1 barazim. Ajo që bie në sy është se skuadra e Sormanit vjen përsëri në derbi nga një hap fals ndaj Bylisit. Atë kohë të kuqtë vinin pas një humbje 2-1 në Ballsh.

Partizani ka shënuar 15 gola në këtë 10 ndeshje, ndërsa ka pësuar 12 gola. Shifra normale në sulm, por jo dhe aq në mbrojtje, që tregon edhe pikën e dobët të këtij ekipi këtë vit. Kjo fazë aktuale e kampionatit rezulton të na ketë treguar Tiranën më të mirë të viteve të fundit. Bardheblutë në dhjetë sfidat e fundit në kampionat kanë shënuar 20 gola dhe kanë pësuar 10 gola.

Statistikat të çojnë te një derbi bardheblu, por ata bien poshtë me nisjen e topit nga mesi i fushës dhe aty gjithçka nis nga e para, ashtu siç ranë në atë fitore 1-2 të Tiranës në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Partizani është aty për t’i hedhur poshtë shifrat dhe për të treguar se ata janë akoma aty, ndërkohë Tirana ka qëllim të tregojë se ata janë skuadra më e mirë e këtij kampionati, epitet që deri tani e mban Kukësi. /Denis Lala-vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan