Flet ndihmësi i Gegës te kampionët: Romero e Mala më mirë te A-ja, Partizani i madh është nder e përgjegjësi

Ka punuar si trajner me moshat e Dinamos, por edhe në ekipin e parë për shumë vite, ndërsa do të mbahet mend edhe si trajneri që riktheu pas shumë dekadash Korabin e Dibrës në elitë. Dritan Mehmeti. Më pas u bë pjesë e stafit të Partizanit, ku vjet me Skënder Gegën, si trajner i parë, dolën kampionë. Në një prononcim për “Rtshsport”, ka folur trajneri i Partizanit B tashmë, Dritan Mehmeti duke u shprehur se Mala dhe Romero që stërviten me ekipin e dytë duhet të jenë më mirë në skuadrën e parë. Në fundjavë, të kuqtë do të luajnë në derbi ndaj Tiranës B…

“Doja të vazhdoja punën te ekipi i parë, por edhe këtu po jap kontributin tim për Partizanin. Partizani B është një satelit për të ndihmuar ekipin e parë dhe për ta furnizuar me talente, të cilët klubi ynë në vitet e fundit i ka prioritet. Klubi po punon shumë fortë dhe po mendon për rritjen e lojtarëve të rinj që është e nevojshme në futbollin modern”.

Mala dhe Romero

“Romero ka luajtur një ndeshje, Mala nuk ka luajtur ende në kampionat, por do të ishte më mirë që të dy të ishin te ekipi i parë për të dhënë kontributin e tyre. Por, ky është një vendim i klubit dhe ata vendosin”.

Derbi

 “Unë mendoj që derbi është derbi dhe të dy ekipet e vlerësojnë njëra-tjetrën. Derbet po bëhen traditë edhe në Kategorinë e Dytë. Duhet të rrisim brezat që ta kuptojnë çfarë është derbi dhe çfarë është të veshësh fanellën e Partizanit”.

Ekipi i parë

I pyetur nëse në një të ardhme të afërt do t’i besohet skuadra e parë, Dritan Mehmeti pa hezitim ka shtuar se: “Dëshira për të drejtuar ekipin e parë?! Do të ishte krenari dhe përgjegjësi e madhe po të drejtoja Partizanin A, por këtë gjë do t’ia lemë kohës”, – u shpreh duke mbyllur prononcimin e tij, trajneri i Partizanit B, Dritan Mehmeti.

E.S./Vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan