Flet ish-ndihmësi i Gegës: Më e vështirë të mbrosh titullin, të mos vijnë më të huaj për 3-4 muaj

Dritan Mehmeti është një nga emrat që njeh mirë Partizanin, pasi ka punuar një vit përkrah Skënder Gegës në edicionin ku të kuqtë kthyen titullin kampion. Sipas tij, klubi ka gabuar vetëm një gjë gjatë gjithë sezonit aktual dhe në “Sport News Plus” deklaroi se tashmë ishte e rëndësishme që klubi kishte kthyer përsëri vëmendjen te prodhimi vendas.

“Është më e vështirë që të mbash titullin, këtu është pjesa që duhej menaxhuar më mirë, ruajtja e strukturës së ekipit, Mendoj se Partizani duhej të ruante atë grup lojtarësh dhe të përshtaste ato lojtarë që do të vinin për të bërë diferencë. Partizani aty është, se pas një ndeshje që ka barazuar me Bylisin, po të fitonte do të ishte 4 pikë larg kreut dhe me një fitore me Tiranën që besoj se e arrinte ishte 1 pikë.

Partizani, i vetmi gabim që ka bërë sipas meje është mënyra se si e menaxhoi ardhjen dhe largimin  e lojtarëve, por nuk mund të futem me emra që kanë ardhur apo larguar lojtarë të mirë. Mendoj se Partizani do të jetë aty, ka qenë dhe jam shumë optimist që Partizani do të bëhet një klub i madh në Shqipëri. Me ardhjen e kompleksit, ka kthyer kokën te fidanishtja me lojtarët vendas që të njohin vlerën e Partizanit, jo të vijnë futbollistë për 3-4 muaj, por edhe ata që vijnë të meritojë ato lekë, të japin dhe respektojnë klubin nga i cili është paguar”, tha Mehmeti. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan