Flet investitori italian i Dinamos: I tronditur, ekipi i futbollit ka nevojë për seriozitet

Marko Pontreli, investitori italian i cili pretendonte të merrte drejtimin e Dinamos, ka pranuar se ka mbetur i tronditur kur ka mësuar për vendimin e drejtuesve të vjetër për të marrë mbrapsht skuadrën. Ai ka udhëtuar drejt Shqipërisë për të kuptuar se pse ndodhi ky ndryshim, pasi priste që brenda fundit të këtij muaji të nënshkruante kontratën për të marrë në pronësi të plotë ekipin.

“Jam disi i tronditur për lajmet e fundit sepse askush nuk më mori në telefon, gjithçka ka ndodhur e lexova nga mediat dhe kjo nuk më duket diçka logjike 24 orë përpara një ndeshje shumë të rëndësishme që ka ekipi. E them këtë gjithmonë nëse mendojmë për ekipin sepse duhet t’i ndajmë gjërat, ekipi i futbollit ka nevojë për seriozitet dhe të bësh gjithë këtë nuk është aspak normale. Ne i jemi përgjigjur të gjitha detyrimeve, sepse nga tetori e menaxhojmë ne. Në aspektin teknik nuk di të them se morëm në 9 ndeshje 1 pikë dhe 1 gol, sot skuadra e rinovuar në janar me 14 lojtar ka marrë 14 pikë. Diferencën e bëni vetë, skuadra është e ndërtuar me mend dhe nuk ka probleme për të qëndruar në kategori”, tha për “Top Channel” Pontreli.

“Dinamo ka nevojë të qëndrojë e qetë pasi nesër ka një ndeshje të rëndësishme, pjesa tjetër është diçka e imja me palën tjetër që kemi bërë marrëveshjen, sot pasdite kemi një tjetër takim ku besoj do të mbyllet gjithçka”, ishin fjalët e tij rreth kaosit që ka përfshirë blutë dhe ku situatat ndryshojnë nga dita në ditë. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan