Flet agjenti i Kumbullës: Për Marashin ka vërtet një listë të gjatë

Marash Kumbulla me paraqitjet e tij me Veronën ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane. 20-vjeçari është në sezonin e parë të Serisë A, megjithatë kjo nuk e penguar të shprehë talentin e karakterin e tij në repartin e prapavijës.

Në garë për të janë klube me emra të rëndësishëm në kampionatin italian por jo vetëm. Kështu, Lacio, Napoli, Fiorentina, Inter, Juventus, Leverkusen, Bajern Mynih e Borusia Dortmund. Listën e gjatë për Kumbullën e konfirmon edhe agjenti i mbrojtësit, Xhani Vitali.

“Po, do të thoja që është e vërtetë. Ka një listë të gjatë klubesh në ndjekje të Kumbullës”, konfirmon menaxheri i futbollistit të Kombëtares. Sakaq, mbrëmjen e djeshme mediat britanike zbuluan se edhe kampionët në fuqi të Europës, Liverpuli po monitorojnë nga afër Kumbullën. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan