Flamurtari regjistron fitoren e parë, një penallti vendos në Gjirokastër

Ka përfunduar ndeshja mes Luftëtarit dhe Flamurtarit, ku vlonjatët kanë arritur të triumfojnë me rezultatin e ngushtë 0-1. Ka qenë me një penallti të fituar nga Ramos, shkaktuar nga Çela, dhe shndërruar në gol nga Andi Ribaj.

Pas kësaj Luftëtari u mundua të barazojë ndeshjen, duke krijuar volum loje. Gjithsesi ishte fati, por edhe Moçka që mbajtën rezultatin e pastër. Flamurtari është qasur në mbrojtje për t’u munduar të shfrytëzojë kundërsulmet dhe mëgjithëse nuk ka arritur të dyfishojë, ka mbajtur portën e pastër për të marrë tre pikët në ndeshjen direkte mes dy ekipeve të fundit të tabelës.

Kjo ndeshje nuk ndikon aspak në renditjen e dy skuadrave, pasi ata janë të shkëputura nga pjesa tjetër e kundërshtarëve. Edhe pas humbjes së sotshme, gjirokastritët ruajnë vendin e nëntë, katër pikë më shumë se Flamurtari, që është në fund me vetëm 9 pikë të grumbulluara. /vipsport.al/

Luftëtari-Famurtari 0-1
Ribaj 31′
KV:Mehmetllari, Dushkaj, Açka/ Nebiu, Kasto

LUFTËTARI: Shala, Dragoshi, Duka, Isufi, Lala, Qato(Oshafi 46′), Açka, Lika(E. Celaj 55′), Çela, Dushkaj, Mehmetllari(Ziaj 77′). Trajner: Nikolin Çoçlli

FLAMURTARI: Moçka, Gocaj, Qarri, Nebihu, Hoxhaj, Vrapi, Carlos Ramos, Souza(Rapaj 73′), Costa, Ribaj, Lucas Ramos(Haruni 61′). Trajner: Marcelo Troisi

MINUTË PAS MINUTE

90′ Vjen fërshëllima e fundit e gjyqtarit. Flamurtari merr fitoren e parë.

80′ Brazilianin Kosta e ndan vetëm shtylla për të gjetur rrjetën me një goditje me kokë afër kuadratit.

77′ Flamurtari ka mundësinë të shënojë nëpërmjet një goditje dënimi, por vlonjatët nuk e shfrytëzojnë në mënyrën e duhur.

61′ Ramos gabon të shënojë me kokë, duke e dërguar topin ngjitur me shtyllën.

59′ Ribaj godet nga brenda zonës pas një kundërsulmi, por e ndal mrekullisht portieri i Luftëtarit, Shala.

57′ Mehemtllari pati një mundësi të mirë për të barazuar, por u ndal nga Moçka.

56′ Ardit Hoxhga i Flamurtarit lëshon një goditje nga larg, pot topi përfuindon shumë larg kuadratit.

50′ Luftëtari tregohet më kërkues, duke këmbëngulur për golin e barazimit.

46′ Fillon pjesa e dytë. Mehmetllari nis topin nga mesi i fushës.

45′ Mbyllet pjesa e parë. Goli i Ribaj vulos rezultatin e pjesës së parë.

36′ GOOOOL! Ribaj shënon nga pika e bardhë dhe kalon vlonjatët në avantazh.

30‘ Penallti në favor të Flamurtarit. Çela ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Karlos Ramos brenda zonës.

21′ Lika gabon përballë portierit për të kaluar në avantazh Luftëtarin.

16′ Karlos Ramos ka mundësinë e artë për të kaluar në avantazh Flamurtarin, por goditja e tij është ndalur me këmbë nga portieri Shala.

13′ Çela shërbehet nga Dushkaj, por lojtari i Luftëtarit hu,bet një rast shumë të pastër për të kaluar në avantazh.

6′ Një aksion i rrezikshëm i Flamurtarit, por Andi Ribaj është në pozicion jashtë loje dhe arbitri anësor ngre flamurin.

4′ Godije dënimi në favor të Luftëtarit në hyrje të zonës. Gresild Lika nuk godet në mënyrën e duhur.

1′ Luhet topi i parë nga qendra.

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan