sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Fitojnë Ballkani e Prishtina, Ferronikeli ndalet dhe shkëputet nga kreu

Ballkani nuk ka të ndalur këtë sezon dhe me këtë ritëm duket se do i shkojë deri në fund fitimit të titullit. Viktima e radhës këtë javë ka qenë Drenica. Ekipi nga Prizreni ka arritur të triumfojë me rezultatin 3-0, duke mbajtur vendin e parë, 3 pikë më shumë se Prishtina i vendit të dytë. Golat e Topallit, Hoxhës e Fetahaj vulosën triumfin e radhës për Ballkanin.

Një tjetër pretendent ka arritur të ruajë hapin e Ballkanit. Prishtina ka mundur thellë Vushtrinë me rezultatin 4-0. Dy gola për çdo pjesë i janë dashur kryeqytetasve për të regjistruar fitoren e pastër ndaj një kundërshtari, që duket se e ka vulosur fatin e tij për të rënë nga kategoria këtë sezon. Në këtë ndeshje gjeti golin edhe ish-sulmuesi i Skënderbeut, Oto Xhon. Prishtina kalon në vendin e dytë, duke qenë se Gjilani nuk e ka luajtur ende ndeshjen e javës së 18.

Fituesit e edicionit të vjetshëm, Ferronikeli nuk arrijnë të mbajnë ritmin e grupit kryesues dhe pritet ta dorëzojnë titullin kampion drejt një skuadre tjetër. Ditën e sotme ata janë ndalur nga ekipi i Ferizajt në barazim 1-1 në fushën e këtyre të fundit. Ferizaj nuk del dot nga zona e ftohtë pas këtij barazimi, ndërsa Ferronikeli qëndron në vendin e pestë dhe i jep mundësinë Dritës të shkëputet më shumë.

IPKO Superliga e Kosovës

Prishtina-Vushtria 4-0
Shënues: Krasniqi 3’, Oto Xhon 10’, Mankenda 62’, Korenica 87’

Ballkani-Drenica 3-0
Shënues:Topalli 18’, Hoxha 31’, Fetahaj 89’

Ferizaj-Ferronikeli 1-1
Shënues: Orana 40’/ Andreus 75’