FIFA tregon si blihet pafajësia, presidenti i PSG-së e paguan dhe ajo tërheq akuzat

Akuzat e FIFA-s për korrupsion aktiv ndaj presidentit të PSG-së, Naser Al Khelaifi, kanë zgjatur më pak se 24 orë pasi u bë publik lajmi për ekzistencën e tyre. Ka qenë vetë organizata botërore ajo që ka bërë prapakthehu pasi është arritur në një “marrëveshje miqësore” me sheikun, pas pagesës së një shumë prej rreth 940 mijë eurosh në arkat e këtij institucioni.

FIFA kishte ngritur akuzë kundër Al Khelaifit dhe ish-sekretarit Zherom Valke që në vitin 2016, duke akuzuara për shitje të parregullt të të drejtës televizive për aktivitetet ndërkombëtare ndaj kompanisë “BeIN” që zotërohet nga sheiku i Katarit. Sapo çështja u mor në shqyrtim nga prokurorët në Zvicër të cilët hapën një hetim për korrupsion aktiv, meqë bie në juridiksionin e këtij shteti, Al Khelaifi nxitoi të gjente një akord me FIFA-n dhe kjo u tërhoq sapo përfitoi financiarisht nga akuza.

Palët kanë firmosur një dokument në të cilin FIFA tashmë gjykon se “shifra e paguar në vitin 2014 nga BeIN është në konform të plotë me çmimin e tregut në atë periudhë”. Me pak fjalë, sipas saj nuk ka asnjë lloj shkelje nga Al Khelaifi, duke hedhur poshtë provën më të fortë që mund të ndërmerrnin prokurorët zviceranë për këtë çështje. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan