Fakaj kundër Halilit: Nuk i lejohet të flasë publikisht për trajnerin nëse i dhimbset investimi i vet

Ish-mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, Ervin Fakaj, mendon se  presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka gabuar me deklaratën që ka bërë pas ndeshjes së sotme. Halili shprehu pakënaqësi publikisht për mënyrën se si trajneri Egbo kishte kryer zëvendësimet dhe për ish-futbollistin, kjo nuk eshët e pranueshme në futbollin aktual.

“Është e nxituar dhe e gabuar ajo deklaratë se nromalsiht ëhstë trajneri ai që merr vendimet. Ndoshta janë edhe njerëz të tjerë aty rrotull që sugjerojnë  ‘si nuk futi këtë, si nuk futi atë’. Mund të jetë edhe emocional, por nuk i lejohet të flasë publikisht për trajnerin”, tha ai në “SuperSport”.

“Në botë nuk ndodh kjo, edhe nëse ke pakënaqësi e takon privatisht e ia thua, Por nuk mund ta sforcosh kurrë. Besoj se  ka qenë moment emocional. E kuptoj që presidentët investojnë edhe paratë e familjeve. Por nëse i dhimbset investimi i vet, nuk duhet të bëjë këto deklarata”, tha Fakaj. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan